Rohde: Kosova të përpiqet më shumë në zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka dhënë sot një deklaratë, ku i kërkon Kosovës, që të përpiqet më shumë në zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë.

Këtë Rohde, e tha në platformën X, ndërsa shprehu mirënjohje për pjesëmarrjen e tij në tryezën e sotme me përfaqësues të BE-së, transmeton klankosova.tv.

”I lumtur që isha pjesë e një tryeze të rrumbullakët për përparimin e Kosovës drejt BE-së sot. Kosova po përparon më shpejt se vendet e tjera të Ballkani Perëndimor, por nevojitet më shumë bashkëpunim mes partive në parlament dhe komuniteteve etnike. Për më tepër, Kosova duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë”, është shprehur ambasadori.