Rohde: Kosova dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, themeli i kësaj është sundimi i ligjit

Në panelin e dytë të konferencës për mbyllëse të projektit EUKOJUST, është diskutuar me temën, “Një kornizë më e mirë ligjore për t’u përgatitur për përafrim me acquis të BE-së”, ku është theksuar rëndësia e sundimit të ligjit në rrugën e Kosovës drejt BE-së.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se sundimi i ligjit është themeli i integrimit në BE, shkruan EO, transmeton Klankosova.tv.

“Sektori i drejtësisë nuk është pa sfida kjo kërkon  punë, ne duhet të punojmë se bashku me ndërtimin r institucioneve, pavarësia efikasiteti i drejtësisë, është thelbësor, Kosova dëshiron të jetë pjesë e BE-së, dhe themeli i kësaj është sundimi i ligjit”.

“ Si ambasador i Gjermanisë në Kosovë, më lejoni të nënvizojë se ne vazhdojmë të përkrahim Kosovën”, është shprehur ai.