Rodrygo dhe Asensio mund të largohen nga Real Madridi

Skuadra e Real Madrid pritet të heq dorë nga shërbimet e lojtarit brazilian, Rodrygo, si dhe lojtarit spanjoll, Marco Asensio.

‘Los Blancos’ po përgatiten për një merkato jashtëzakonisht aktive gjatë verës, me synimin për të afruar dy emra të mëdhenj si Kylian Mbappe e Erling Haaland.

Sipas ‘Sport’, Real Madrid planifikojnë shitjen e Rodrygo e Asensio, për t’i liruar hapësirat për Mbappe e Haaland, transmeton lajmi.net.

Rodrygo ka numëruar 35 paraqitje me Real Madrid këtë sezon, dy më shumë sesa Asensio.

Gjithsesi, ‘Mbretërit’ janë të gatshëm t’i sakrifikojnë dyshen, për të përmirësuar skuadrën.