Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri ka folur për Euro 2024, duke thënë se gjendet në një grup të fortë, por synimi i vetëm i Kombëtares së Spanjës është ta fitojnë trofeun.
Futbollistët e Spanjës, të cilët po përgatiten për Kampionatin Evropian që nga e shtuna në kampin e tyre në periferi të Madridit, thanë të hënën se synimi i tyre është të fitojnë garën. Njëri nga ta ishte ylli i Cityt, Rodri.
“Nuk më ka pëlqyer kurrë të them nëse jemi favoritë, por padyshim që Spanja është gjithmonë një nga pretendentët për titullin”, u tha gazetarëve 27-vjeçari Rodrigo Hernandez, i njohur më mirë si Rodri.
Mesfushori i Cityt ka theksuar se ka shumë kohë që Spanja ka fituar kampionatin evropian, ndaj janë të etur për një rezultat të mirë.