Rodgers përjashton mundësinë e shitjes së Fofana, vazhdojnë telashet për Chelsea

Trajneri i Leicester City, Brendan Rodgers ka folur lidhur me situatën e Wesley Fofana.

Fofana është një nga mbrojtësit më të përfolur aktualisht në tregun anglez, me emrin e tij që lidhet me një kalim të mundshëm te Chelsea.

Duke dhënë disa komente së fundmi, trajneri i Leicester ka përjashtuar mundësinë e shitjes së Fofana.

“Wesley Fofana nuk është në shitje. Fund”, ka thënë Rodgers.

Mes tjerash ai ka folur edhe për situatën e Youri Tielemans, por për lojtarin duket se nuk ka ndonjë ofertë.

Mbetet të shihet nëse Chelsea do të dorëzohen në garë për Fofana dhe të shohin alternativa të tjera.