Robin Haxhi Krasniqi rikthehet me stil, fiton kundër numrit një të Belgjikës

Boksieri Robin Haxhi Krasniqi është rikthyer me një fitore të madhe në ring, pas një mungese pothuajse dyvjeçare.

Krasniqi sot, triumfoi ndaj numrit një të Belgjikës, Timur Nikarkhoev, të cilin e detyroi që ta dorëzojë meçin.

35-vjeçari tregoi formë të lartë, që nga fillimi e deri te përfundimi i meçit.