Roberto duhet t’i nënshtrohet operimit – niset për Finlandë

Për rreth katër muaj, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, do t’i bëjë kalkulimet pa spanjollin Sergi Roberto.

Mbrojtësi do të operohet në Finlandë, duke intervenuar në këmbë, dhe ky intervenim do ta lë jashtë për katër muaj.

Roberto do ta kryej operimin në duart e kirurgut Lasse Lempainen.

Lojtari nuk kishte formën më të mirë të mundshme së fundmi, por pas intervenimit synon të kthehet në elementin e tij më të mirë.