Roberti uron nënën për 8 Mars, kujton dy momente emocionuese që fshihen prapa fotografisë

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, ka zgjedhur një foto të veçantë për ta uruar nënën e tij për 8 Mars.

Imazhi të cilin e ka publikuar bart në vete dy momente emocionuese. Intervenimin që kishe pasur nëna e tij dhe kemo-terapis e edhe momentin kur lindi vajza e tij Renee.

“Urime Mamiq 8 marsin 🌹 ketu kemi dal 1 ore mas qe lindi Renee 😊 ke qen shendosh e mirë edhe pse mas operacionit qe e pate dhe kemo-terapis,prap se prap happy ke qen edhe shum e fortë..ishalla tkom mirë edhe plot vite tjera Mamiqi jem..Urime 8 marsin 🌹🌹🌹 Të du 😘😘😘”, ka shkruar Roberti pranë fotos me nënën.