Robert Berisha: Ju pafsha të gjithëve t’u kesh kështu si unë

Tashmë derisa po festohet Bajrami dhe muajit të Ramazanit i ka ardhur fundi, shumë artistë shqiptar kanë treguar se kanë agjëruar muajin e shenjtë.

Një mesazh për ndjekësit e tyre ka dhënë edhe këngëtari dhe moderatori kosovar, Robert Berisha, shkruan lajmi.net.

Ai ka publikuar një imazh në ‘Instagram’, ku edhe e përcolli mesazhin e tij.

Duke uruar agjërim dhe lutje të pranuar gjatë muajit të Ramazanit, postimin e shoqëroi me një imazh ku shihet duke buzëqeshur.

“Zoti ju pranoftë agjërimin dhe lutjet, ju pafsha të gjithëve tu keshë k’shtu si une”, shkroi ai./Lajmi.net/