RMV, u anuluan dhjetë amendamente në ditën e dytë të debatit për buxhetin e vitit 2026-të

Komisioni i Kuvendit për Financim dhe Buxhet nesër në mesditë do të vazhdojë debatin e amendamentet për Propozim-Buxhetin për vitin 2026, njoftoi nënkryetarja e Komisionit, Jovanka Trençevska, duke mbyllur ditën e dytë të debatit të amendamentet, raporton MIA.

Gjatë debatit të sotëm u shqyrtuan dhe u refuzuan 10 amendamente, me të cilat deputetët kërkuan mjete shtesë për Ministrinë e Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Ministrinë e Çështjeve Evropiane, Agjencinë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, Agjencinë për Inovacione, për paga më të larta në polici.

Për propozim-buxhetin për vitin 2026 janë paraqitur 203 amendamente.

Dje (18 nëntor) u pranua pjesërisht amendamenti i LSDM-së për rritjen e rrogave në Agjencinë Teknike Operative (ATO).

Me propozim-buxhetin për vitin 2026, rritja ekonomike parashikohet në 3.8 përqind, inflacioni në 2,5 dhe deficiti buxhetor në 3,5 përqind të PBB-së. Të ardhurat totale parashikohen në 374,7 miliardë denarë, shpenzimet totale në 413,9 miliardë denarë, kurse investimet kapitale në 40,5 miliardë denarë (650 milionë euro).

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, më 4 nëntor njoftoi se projektbuxheti për vitin 2026 do të paraqitet në seancë plenare më 9 dhjetor. Më 28 tetor, propozim-buxheti për vitin 2026-të u miratua nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ky plan u propozua nga ministrja e financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska.