RMV, padi për drejtoreshën që kundërligjshëm e sistematizoi veten në vendin e punës

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritën padi penale ndaj një drejtoreshe nën dyshimet se kundërligjshëm ka krijuar një vend të ri të punës. Ajo dyshohet se ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjin për marrëdhënie pune, transmeton Portalb.mk.

“Ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme në ushtrimin e autorizimeve dhe detyrave të saj duke bërë një ndryshim në Aktin për Sistematizimin e Vendeve të Punës, me ç’rast e ka hequr vendin e saj të punës si kuratore e lartë dhe për veten e saj hapi një vend të ri pune si këshilltare kuratore, i cili është një nivel më i lartë se ai i mëparshmi”, raportoi Policia.

E akuzuara 53 vjeçare M.S. nga Manastiri dyshohet se ka kryer veprën penale në cilësinë e drejtoreshës së Institucionit Kombëtar “Instituti dhe Muzeu” në Manastir.