Prokuroria Themelore Publike e Manastirit nisi procedurë kundër një personi për vepër penale – ryshfet sipas nenit 357, paragrafi 6, në lidhje me paragrafin 2 të Kodit Penal, njofton Prokuroria Publike e RMV, transmeton Portalb.mk.
“E dyshuara, mjeke – oftalmologe në ISHP Spitali “Dr. Trifun Panovski” Manastir, i kërkoi një personi nga Reseni një dhuratë në shumë prej njëqind eurosh për të kryer një veprim zyrtar që ajo me siguri do të duhej ta kryente, përkatësisht për të kryer një operacion – heqje të kataraktit tek gruaja e ankuesit. Më 16 korrik, ajo e thirri ankuesin në repartin e oftalmologjisë në spital për të marrë paratë dhe për të caktuar një operacion. Ai i dha asaj një kartëmonedhë prej 100 eurosh që ishte shënuar më parë dhe menjëherë pasi i dyshuari mori paratë, oficerët e policisë kryen një kontroll dhe gjetën paratë tek ajo”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Duke vlerësuar të gjitha rrethanat e rastit dhe bazat ligjore, prokurori publik i paraqiti një propozim gjyqtarit të procedurës paraprake për të caktuar arrest shtëpiak ndaj të dyshuarës.
Rastin në fjalë e kanë dënuar edhe nga ministria e Shëndetësisë. Nga aty zotohen se nuk do të tolerojnë korrupsion dhe do të sanksionojë të gjitha shkeljet për të ruajtur besimin në sistemin shëndetësor.
Nga ministria kërkuan bashkëpunim edhe nga qytetarët përmes platformës elektronike “Raporto parregullsi”.