RMV, padi ndaj ish-drejtorit të ndërmarrjes publike nën dyshimet se ka marrë rroga shtesë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 57 vjeçarit nën dyshimet se kundërligjshëm ka përvetësuar 552 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër Z.G. (57) nga Strumica për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar” në dhjetëra raste”, njoftoi Policia.

Ai në mandatin e kaluar kundërligjshëm ka marrë pagë shtesë çdo muaj, kështu ka përfituar 552 520 denarë. Vendime të tilla ka sjellën edhe për tetë të punësuar tjerë në “Komunales” – Strumicë.

“Me veprimet e këtilla, i denoncuari ka dëmtuar buxhetin e NPVK-së “Komunalec”- Strumicë në një shumë të përgjithshme prej 864.520 denarësh”, raportoi Policia.