Policia e Maqedonisë së Veriut kanë ngritur padi ndaj një subjekti juridik dhe dy personave tjerë nën dyshimet se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit përmes shmangies së tatimit, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Strumicës ndaj personit juridik nga Strumica, V.J. (35) dhe S.P. (44), të dy nga Strumica, për shkak të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale “shmangie tatimore” sipas nenit 279 të Kodit Penal”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
Përmes shmangies së tatimit, ata dyshohet se e kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me 1 348 739 denarë. Shmangia e tatimit dyshohet se ka ndodhur për vitin 2024.



