Ministrja e Energjisë, Sanja Bozhinovska, ka bërë të ditur se janë marrë gjithsej 46 koncesione, prej të cilave 34 janë nënshkruar në mënyrë të njëanshme. Për 11 koncesione, kontratat kanë skaduar dhe nuk janë rinovuar. Ajo theksoi se ka nisur vendosja e rendit në këtë fushë dhe paralajmëroi se do të ketë shfuqizime të njëanshme për të gjithë ata që nuk i përmbushin detyrimet e marrëveshjeve.
“Gjithsej 46 koncesione të marra, që do të thotë se kemi kritere shumë të rrepta, kujdesemi për gjithçka që është e shtetit. Kemi listë kontrolli edhe për koncesionet e reja që kërkojnë, dhe për të gjithë ata që nuk e kanë paguar atë që është e nevojshme dhe nuk kanë përmbushur detyrimet jemi rigoroz dhe i qasemi hapjes së koncesioneve që më parë nuk ka qenë rasti. Më tej kemi pagesë edhe të garancive bankare për herë të parë, 40 milionë denarë kemi mbledhur nga 4 kompani”, tha Sanja Bozhinovska, ministre e Energjetikës dhe Minierave.