RMV-ja shkas për dallimet midis Radevit dhe Petkovit?

Tema Maqedonia e Veriut është është shkas për tensionimin e marrëdhënieve në mes Presidentit bullgar Rumen Radev dhe Kryeministrit Kiril Petkov. Ky është vlerësimi i deputetit të opozitares GERB, Toma Bikov. Tjetër deputet në Parlementin bullgar, Hristo Ivanov nga “Bullgaria Demokratike”, nga koalicioni në pushtet, e ka quajtur “provokim” takimin e Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me përfaqësues të OMO Ilinden, organizatë e maqedonasve etnikë në Bullgari, siç deklarohen.

Tema Maqedonia e Veriut është shfrytëzuar si shkas, por është e dukshme se ekziston konflikt në mes Presidentit Rumen Radev dhe Kryeministrit Kiril Petkov , rreth ndryshimeve kadrovike në udhëheqësinë e “Bullgargaz” – këtë e deklaroi deputeti i GERB, partia opozitare në Bullgari, para gazetarëve që e ndoqën seancën e sotme parlamentare në Sofje.

TOMA BIKOV, GERB

“Është fakt se ekziston konflikt i tillë, për shkak të “Bullgargaz”. Nuk jam unë ai që duhet të them kush ka të drejtë, ne e ndajmë shqetësimin e Radevit, pas çka do të caktohen ndërmjetësues në mes “Bullgargaz” dhe “Gazprom”. Tema Maqedonia e Veriut u shfrytëzua si shkas.”

Është shumë herët “fushata” e Petkovit në lidhje me Maqedoninë e Veriut të vyshket, konsideron Hristo Ivanov, deputet i partisë “Bullgaria Demokratike”, nga koalicioni në pushtet në Sofje.

HRISTO IVANOV , DEPUTET “BULLGARIA DEMOKRATIKE”

“Duhet të përpiqemi me mundësinë për ristartimin e këtyre marrëdhënieve, kur ka qeveri të reja në të dyja vendet. Të fillojmë me të mirën. Të fillojmë dhe zgjatjen e dorës me ton pozitiv. Është shumë e rëndësishme të mund të gjendet dalje nga kjo nyje jashtëzakonisht e komplikuar e problemeve. Gjithmonë ka kohë për t’i rënë tavolinës.”

Sipas Hristovit, anulimi i vizitës në Shkup i lideres së Partisë Socialiste të Bullgarisë, Kornelija Ninova, është i arsyeshëm, sepse “takimi i Presidentit Stevo Pendarovski me përfaqësues të OMO Ilinden është “provokim”, konsideron ai. Përndryshe, Presidenti Radev ne të cilin Pendarovski planifikon të takohet në muajin mars, prej sot është në izolim, sepse bashkëshortja e tij është pozitive në virusin korona, njoftuan nga kabineti i tij./KlanMacedonia/