RMV-ja, B e H dhe Moldavia në varësi nga gazi rus

Nëse Perëndimi imponon sanksione të reja për shkak të tensioneve ushtarake në Ukrainë, Presidenti rus Vladimir Putin personalisht, ose vendi i tij, mund të shkaktojnë krizë energjetike në Evropë, e cila për momentin është e varur nga gazi natyror rus, i disponueshëm përmes disa gazsjellësve. Gazeta evropiane “Intelnjuz” shkruan se disa vende më të vogla evropiane pothuajse plotësisht varen nga gazi rus.

 ACER

VARËSIA NGA GAZI RUS

Maqedonia e Veriut – 100%

Finlanda – 94%

Serbia – 88%

Bullgaria – 77%

Sllovakia – 70%

Gjermania – 49%

Që të sigurojë burim alternativ të gazit rus, i cili në Maqedoninë e Veriut vjen përmes Bullgarisë, autoritetet në Shkup në më shumë drejtime kanë paralajmëruar ndërtimin e ndërlidhësit të gazit me Greqinë, projekt i rëndësisë strategjike për vendin, për siguri energjetike. Marrëveshja në mes qeverive në Shkup dhe në Athinë është u nënshkrua në korrik të vitit të kaluar, projekti kushton rreth 30 milionë euro, ndërsa ndërtimi do të fillojë në mesin e këtij viti.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË 04.02.2022

“Me këtë Maqedonia e Veriut do të lidhet me Korridorin Jugor të gazit, në mënyrë që gazi nga Azerbajxhani të arrijë në tregun tonë. Për Qeverinë, ndërtimi i sistemit kombëtar gazsjellës, lidhja e tij me sistemet rajonale, si dhe ndërtimi i sistemi shpërndarës për  gaz natyror, janë një nga prioritetet në pjesën infrastrukturës energjetike.”

Sipas Bekteshit qeveria mendon edhe për lidhje të gazit me Kosovën dhe me Serbinë, por edhe për ndërtim të ndërlidhësit me Bullgarinë dhe me Shqipërinë. /KlanM/