Rixhil Agushi, shqiptarja e parë që fiton mandatin për Stadtrat në Schlieren

Një moment historik për komunitetin shqiptar në Zvicër. Rixhil Agushi ka arritur të fitojë mandatin për Këshillin Ekzekutiv të qytetit të Schlierenit (Stadtrat), duke u bërë shqiptarja e parë që siguron një mandat në këtë institucion ekzekutiv të qytetit.
Kandidate e Partisë Socialdemokrate (SP) dhe prej vitesh aktive në Parlamentin Komunal të Schlierenit, Agushi ka fituar besimin e qytetarëve për të qenë pjesë e drejtimit të qytetit për mandatin 2026–2030.

Rixhil Agushi është me prejardhje nga Tetova, Maqedonia e Veriut, ndërsa është e lindur dhe e rritur në qytetin e Schlierenit. Fitorja e saj konsiderohet një arritje e rëndësishme për përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet lokale të Zvicrës, duke dëshmuar rolin gjithnjë e më të madh të diasporës shqiptare në jetën politike dhe shoqërore të vendit.

Ky sukses shënon një kapitull të ri për komunitetin shqiptar në Schlieren dhe një krenari për mbarë shqiptarët në Zvicër.