Përballja e Barcelonës në mesjavë ndaj Atletico Madridit në Kupën e Mbretit i dha fund serisë së tyre të fitoreve.
Ekipi i Hansi Flick kishte fituar gjashtë ndeshje radhazi në të gjitha garat para duelit ndaj ‘Los Rojiblancos’ më 23 shkurt.
Pavarësisht se u rikthyen në lojë pas disavantazhit prej rezultatit 2-0, për të udhëhequr me shifrat 4-2 në fazën përfundimtarë të sfidës, blaugranasit nuk ia dolën ta përballojnë presionin.
Alexander Sorloth i bëri sërish dëm Hansi Flickut këtë sezon duke barazuar ndeshjen në sekondat e fundit, para ndeshjes së dytë që do të luhet në Madrid gjatë muajit prill.

Formacioni titullar i teknikut gjerman dhe zëvendësimet e tij të vona u vunë në pikëpyetje pas ndeshjes, pasi lideri i La Ligas u kritikua që nuk arriti ta mbyllë ndeshjen më herët.
Para rikthimit të tyre në aksion në La Liga këtë vikend, legjenda e klubit Rivaldo ka adresuar një shqetësim për Flick.
“Është shumë e rëndësishme t’i kushtoni më shumë vëmendje. Flick duhet t’i përmirësojë gabimet në mbrojtje tek Barcelona nëse dëshiron të ketë një shans për të fituar trofe këtë sezon”.
“Fatmirësisht, skuadra ishte në gjendje të shënonte katër gola ndaj Atletico Madridit, por të pësosh katër është shqetësuese. Barcelona po luan shumë mirë, por nuk e mbaj mend herën e fundit kur pësuan katër gola në atë mënyrë”.
“Këto gabime nuk mund të përsëriten në ndeshjet e ardhshme, të cilat do të jenë vendimtare për suksesin e këtij sezoni”, ka thënë Rivaldo.




