Rita Ora tani edhe modele, sfilon për brendin e njohur

Rita Ora sot mori pjesë në sfilatën e organizuar nga brendi “Miu Miu”, ku janë paraqitur koleksionet e reja.

Ishte motra e saj, Elena, ajo e cila publikoi disa imazhe gjatë momentit kur Rita sfiloi bashkë me modelet tjera për “Miu Miu”.

Këngëtarja kishte veshur një fustan të gjatë blu, i cili përmbante elemente me ngjyrë të kuqe, ndërsa flokët i kishte lëshuar.

Për ndryshe, Rita Ora përveç muzikës dhe modelimit, ka luajtur edhe në rolin e aktores në filmin “Oliver Twist”.