Rita Ora shpreson ta rifitojë besimin e publikut

Këngëtarja e njohur me famë botërore, iu ka drejtuar publikut që të pranoj kërkim faljen, transmeton lajmi.net.

Në një artikull të publikur nga “The Sun’, Rita thotë se ndihet e turpëruar dhe i kërkon publikut që të pranoj kërkim faljen e saj pas thyerjes së rregullave anti-Covid.

“Kërkim falja ime ishte aq e sinqertë dhe vinte nga zemra. Tani thjeshtë shpresoj dhe lutem që publiku ta shoh këtë gjë, dhe ta pranojë faktin se jam penduar për këtë gabim”.

Ndryshe, Rita Ora bënte thirrje vazhdimisht në respektimin e rregullave kundër koronavirusit në fillimet e pandemisë madje në kohën kur rastet e shumta ishin shtuar edhe në Kosovë, artistja iu drejtuar me një video-mesazh duke kërkuar që të ruajmë distancën dhe mbajmë maskën.