Rita Ora shkon në Zelandë të Re për ditëlindjen e 47-të të bashkëshortit, Taika Waititi

Regjisori i famshëm botëror, Taika Waititi, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen.

Rita Ora ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi të bashkëshortit të saj të përfolur, regjisorit Taika Waititi, duke festuar ditëlindjen e tij të 47-të në një kafene në Wellington, shkruan mediumi zelandez Stuff, transmeton lajmi.net.

Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop publikoi në InstaStory një fotografi të Waititit, të realizuar ndërsa çifti i famshëm po drekonte në Egmont Street Eatery, me mbishkrimin “djali i ditëlindjes”.

Taika Waititi u fotografua gjithashtu me regjisorin me origjinë kanadeze James Cameron, i cili është banor i Zelandës së Re dhe aktualisht është duke punuar në dy filma të rinj “Avatar”.

Regjisorët në fjalë festojnë ditëlindjet e tyre në të njëjtën ditë.

Ora dhe Waititi thuhet se fluturuan nga Auckland në Wellington të hënën. Besohet se dyshja u martuan fshehurazi në Londër muajin e kaluar.

Çifti u pa të hënën pasdite në rrugën Ghuznee, duke kaluar rrugën.

Ora vizitoi Diamond Deli të Queen Sally në Lyall Bay mbrëmë (e martë).

“Ajo ishte vërtet e këndshme”, tha menaxheri i ushqimeve për Stuff të mërkurën në mëngjes.

“Ishte e ëmbël, ne as që e dinim që ishte ajo në fillim derisa dikush e vuri në dukje. Ajo ishte kaq e lezetshme dhe e këndshme”, shtoi ai.

“Ajo porositi një vakt vegan. Nuk kishim ende njeri të atij niveli me famë këtu”, u shpreh menaxheri.

Në një intervistë të dhënë në qershor për The Wrap, regjisori i Marvel konfirmoi se do të ishte në Zelandën e Re nga gushti deri në fund të vitit duke punuar në dy shfaqje televizive: “Our Flag Means Death” dhe “Time Bandits”.

Waititi e vizitoi Zelandën e Re për herë të fundit në prill, kur u bëri fansave një video në Hobbiton, gjatë një pushimi me fëmijët e tij.

Ndërkohë, Rita Ora do të nisë një turne evropian më vonë këtë muaj përpara se të niset për në Amerikën e Jugut. Nuk ka ende plane për ndonjë shfaqje në Zelandën e Re./Lajmi.net/