Rita Ora shkëlqen në sfilatën e e markës ‘Prada’ në Javën e Modës në Milano

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, tërhoqi gjithë vëmendjen në sfilatën e markës “Prada”, të mbajtur të enjten në kuadër të Javës së Modës në Milano.

E veshur me një fustan elegant blu me jakë të strukturuar, që vinte në pah këmbët e saj elegante, Rita kompletoi dukjen me çorape gri, taka të zeza me majë, syze dielli po ashtu të zeza dhe një çantë chic të “Prada”-s.


Prania e saj i dha ngjarjes një tjetër shkëlqim, duke u veçuar mes të ftuarve të shumtë, shkruan DailyMail.

Shfaqja e Ritës në Milano vjen vetëm pak ditë pasi ajo publikoi klipin e këngës së saj më të re, “All Natural”, të realizuar nga bashkëshorti i saj, regjisori i njohur Taika Waititi.

Në klip, artistja shfaqet me flokë bionde, e veshur me një kombinim sensual të bardhë dhe taka të kuqe, duke dhuruar një performancë energjike dhe provokuese.

“All Natural” është kënga e dytë që Rita publikon këtë vit, pas suksesit të “Heat” në qershor, e cila u përfshi në playlist-at më të mëdhenj të Apple Music dhe Spotify, duke hyrë fuqishëm në klasifikime në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Australi.

Rita, e cila njihet për stilin e saj unik dhe për eksperimentimet e guximshme në muzikë e modë, po vazhdon të jetë një nga emrat më të ndjekur në industrinë e muzikës dhe shoubizit global.