Rita Ora shijon havjarin dhe tekilan për Krishtlindje

 

Rita Ora duket me humor të mirë, teksa i kaloi Krishtlindjet në shtëpi në Londër me më të afërmit dhe më të dashurit e saj.

Këngëtarja 32 vjeçare, ndau disa foto të saj  në divan, teksa kaloi kohë me familjen e saj gjatë periudhës festive.

Ajo kishte veshur një bluzë ngjyrë bezhë dhe një palë xhinse blu, duke i kombinuar me çizme ngjyrë kafe të errët dhe një byzylyk ngjyrë kafe.

Në një fotografi tjetër, Rita kishte veshur një bluzë të zezë me ‘Mickey Mouse’ ndërsa shijonte pak havjar, transmeton Klankosova.tv.

Casual: In one look, Rita wore a black jumper with a Mickey Mouse print as she enjoyed some cavier

Krahas postimit, ajo shkroi: “Gëzuar Krishtlindjet, në shtëpi për dimër. Paçi një ditë të bekuar të gjithë që ju dua!”.

Holidays: Rita shared several snaps of herself curled up on the couch as she spent some quality time with her family over the festive period

Kjo vjen pasi bashkëshorti i Ritës, Taika, zbuloi se aktori Robert Pattinson e organizoi lidhjen e tyre – duke i prezantuar me njëri-tjetrin në një grill ku u bënë miq.

Marital bliss: Rita's husband Taika recently revealed that actor Robert Pattinson played matchmaker by introducing the pair for the first time

Regjisori, i cili u martua me këngëtaren në fillim të këtij viti, tha se e njihte Ritën që tre vjet përpara se miqësia e tyre të lulëzonte në romancë dhe ata të fillonin të takoheshin në vitin 2021.

Duke folur në serinë Intervista të Louis Theroux, Taika tha se marrëdhënia e tij me Ritën funksionon sepse fillimisht ata ishin ‘miqtë më të mirë’.

I pyetur për takimin e tyre të parë, Waititi i tha Theroux: “Ne në fakt e kemi njohur njëri-tjetrin prej vitesh, përpara se të bashkoheshim”.

“Të gjithë mendojnë se jemi takuar në Australi vitin e kaluar. E dini kush e solli në shtëpinë time? Rob Pattinson. Ai e solli atë”.

“Po bëja një grill të vogël dhe sapo biseduam, e mbyllëm, u bëmë miq. Pastaj për tre vitet e gjysmë të ardhshme ne ishim thjesht shokë të mirë”, përfundoi ai.