Rita Ora shihet me shumë stil në Sydneu e shoqëruar nga motra e saj, Elena

Rita Ora u pa teksa mbërriti për një stërvitje me motrën e saj të madhe dhe menaxheren Elena në Sydney të enjten.

Këngëtarja 32 vjeçe, kishte vënë një kapele bejsbolli ngjyrë blu dhe syze përpara klasës së “djersitjes së trupit” me intensitet të lartë, shkruan DailyMail.

Rita shfaqi këmbët e saj të tonifikuara e veshur me dollakë të zeza, të cilat i bashkoi me një bluzë të bardhë dhe një xhaketë të madhe.

E ngarkuar me çanta, fituesja e çmimit “Brit Billion” veshi një palë çorape të kuqe dhe i futi këmbët në një palë atlete të zeza të rehatshme.

Ndërkohë Elena, 33 vjeçe, zgjodhi një kapuç të madh dhe tuta, teksa mbronte sytë pas syzeve të markës “Chanel”.

Kjo vjen pasi Rita tregoi lëvizjet e ushtrimeve ‘pilates’ në videot e publikuara në Instagram këtë javë, duke përfshirë ndarjet në ajër me këmbët e saj në stërvitje.

Ushtrimet janë pjesë e një praktike të njohur si ‘reformator Pilates’, e cila është e njohur për yjet e famshëm si: Margot Robbie dhe Meghan Markle.

Pajisja ka pesha të ndryshme, rripa dhe pjesë lëvizëse, duke i lejuar përdoruesit të shtojnë rezistencën ndaj ushtrimeve të kondicionimit të trupit.

Ylli, e cila është e martuar me regjisorin Taika Waititi, 47 vjeç, së fundmi ka shkruar në internet se ka qenë në një ‘udhëtim’ fitnesi gjatë vitit të fundit.

Këngëtarja dhe aktorja, arritjet e së cilës përfshijnë pjesëmarrjen e saj në filmin “Fifty Shades Of Grey”, u pa duke u larguar nga një studio e Pilates në Sydney dje.

Rita, e cila gjithashtu lansoi në treg markën “Prospero Tequila” në vitin 2020, ndodhet në Australi për spektaklin “The Voice Australia”, në të cilin ajo është trajnere.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, i cili është nga Zelanda e Re, u shfaqën në kopertinën e revistës “Vogue Australia” të këtij muaji dhe janë quajtur ‘çifti i ri i fuqisë’.

Çifti zbuloi në intervistë sekretin e martesës së tyre të suksesshme, e cila ka qenë koha e lënë në dispozicion ndaj njëri-tjetrit.

“Kjo është çështja e martesës, e marrëdhënieve, ka të bëjë me gjetjen e atij personi me të cilin dëshiron të shoqërohesh [me të] dhe të sigurohesh që ta bësh këtë”, tha Taika.

Rita shtoi: “Ka të bëjë me sakrifikimin e gjërave të caktuara dhe për të gjetur kohë për njëri-tjetrin, veçanërisht kur ka dy njerëz të zënë në marrëdhënie… Nëse vërtet kujdeseni për dikë, do ta kuptoni”.

Taika gjithashtu pranoi se ndihej ‘i relaksuar dhe i qetë’ sa herë që ishte pranë Ritës.

“Kam bërë shumë gjëra me njerëz të tjerë me të cilët nuk kam qenë kurrë në një marrëdhënie, të cilat ndjehen shumë të ngurta dhe energjia nuk është në të vërtetë atje”, tha ai.

“Pra, të bëj diçka me shoqen tim më të mirë të jetës, është thjesht më relaksuese për ne. Jemi më të qetë me njëri-tjetrin dhe mund të bëjmë shaka dhe më pas mund të bëhemi edhe seriozë kur duhet”, theksoi ai.

Ndërkohë, Rita zbuloi se bashkëshorti i saj ishte ‘frymëzimi më i madh’ pas albumit të saj të ri “You & I”, që do të publikohet i plotë në korrik.