Rita Ora shihet duke blerë ushqim para se të shijojë një pushim luksoz në lumin Hawkesbury

Rita Ora dëshmoi sot se edhe ajo mund të jetë një vajzë e thjeshtë, shkruan Daily Mail.

Ylli i muzikës pop, 30 vjeçe, u ndal nga një supermarket Woolworths në New South Wales për të blerë ushqime para se të nisej në një pushim të shkurtër, transmeton lajmi.net.

Ajo kishte të veshur një palë pantallona të bardha dhe një triko pa rripa kur vizitoi dyqanin.

Pasi bleu ushqim dhe gjërat e domosdoshme, Rita udhëtoi për në vendin luksoz Sweven Estate në lumin Hawkesbury.

Prona ofron komoditet e privatësi dhe kushton afërsisht gjashtë mijë dollarë për një natë.

Shtëpia është gdhendur në sipërfaqen e shkëmbit në brigjet e lumit Hawkesbury, sipas një liste të pasurive të patundshme.

Mysafirët gjithashtu mund të shijojnë një kinema në natyrë dhe të kalojnë kohën në plazhin privat.