Rita Ora, 34 vjeçe, u pa të hënën në mbrëmje në Los Angeles duke kaluar kohë me mikeshën e saj të ngushtë, aktoren Jodie Turner-Smith dhe mikun e tyre të përbashkët, Vas Morgan, teksa shijonin një darkë në restorantin luksoz Matsuhisa.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore tërhoqi vëmendjen me një paraqitje elegante e njëkohësisht të relaksuar, shkruan DailyMail.
Ajo kishte veshur një këmishë të zezë të hapur që zbulonte barkun e saj të tonifikuar, të kombinuar me pantallona ngjyrë gri – një zgjedhje që i jepte një pamje moderne dhe të sofistikuar. Rita dukej e buzëqeshur dhe në humor të mirë gjatë gjithë kohës.
Ndërkohë, Jodie Turner-Smith, 38 vjeçe, kishte zgjedhur një veshje me stil për këtë dalje publike – një bluzë të zezë transparente që zbulonte barkun, të kombinuar me xhinse të larta në bel dhe një çantë të markës Burberry.
Ajo e plotësoi pamjen me syze të errëta dhe një kapele të veçantë, ndërsa shfaqej në formë të mirë dhe me vetëbesim.
Miku i tyre i përbashkët, Vas Morgan, kishte zgjedhur një veshje më të thjeshtë dhe komode – me një kanotierë të zezë dhe xhinse të hapura në ngjyrë.
Ndërsa grupi po shijonte mbrëmjen në Los Angeles, në anën tjetër Jodie Turner-Smith po përballet me një tjetër kthesë në betejën ligjore për kujdestarinë e vajzës së saj Juno, me ish-partnerin Joshua Jackson.
Aktori i njohur nga seriali Dawson’s Creek, ka kërkuar ndryshim të menjëhershëm të marrëveshjes për kujdestarinë, duke pretenduar se Turner-Smith ka ndërruar shkollën e vajzës pa pëlqimin e tij dhe ka zgjedhur një institucion që ndodhet jashtë distancës së caktuar prej 45 minutash nga shtëpia e tij.
Megjithatë, për Rita Orën, kjo mbrëmje ishte një tjetër mundësi për të kaluar kohë me miqtë e saj në mënyrë të qetë, larg vëmendjes së përditshme mediatike dhe angazhimeve të shumta artistike.
Me paraqitjen e saj elegante dhe sharmin që e karakterizon, Rita dëshmoi edhe një herë se është një nga figurat më të pëlqyera dhe me ndikim në skenën ndërkombëtare.