Rita Ora pozon me plot stil nga Los Angeles

Dhe, Rita Ora vazhdimisht arrin të marrë vëmendje me pozat në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, në profilin e saj zyrtar në Instagram ka ndarë imazhe nga Los Angeles e cila shihet e veshur me plot stil me veshjen verore.

Me një fund dhe një bluzë me ngjyrë të verdhë, Rita ka venë në dukje belin e hollë dhe këmbët joshëse.

Ndërkohë, dukjes i ka shtuar një palë syze me ngjyrë të zezë, bizhuteri dhe makijazh derisa në fokus i ka buzët e kuqe.

“Mellow yellow”, ka shkruar në përshkrimin e postimit duke marrë komente të shumta nga ndjekësit dhe fansat nga e gjithë bota.

Kujtojmë se, Rita Ora javën e kaluar mori pjesë në eventin e komunitetit LGBTI e cila shpeshherë ka treguar se i mbështet ata dhe do jetë gjithmonë pranë tyre./Lajmi.net/