Rita Ora përkrah legjendës së Hollywoodit, Carrie Fischer në filmin “Wonderwell”

Ditën e sotme (e premte) është dhënë premiera e filmit “Wonderwell” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pjesë e këtij filmi është edhe këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora.

Ajo shfaqet krah një sërë yjesh të famshëm, në mesin e tyre edhe legjendës së Hollywood-it, Carrie Fisher.

Foto: Screenshot/Instagram

“Mezi po pres të shihni këtë film magjik dhe të punoja me Carrie Fischer ishte një nder i madh”, ka shkruar ajo.

Krahas tyre, në film luajnë: Megan Dodds, Kiera Milward, Niccolo Besio, Romany Gilmour, Enzo Attanasio, Ayana Haviv etj.

 

Artistja me origjinë nga Kosova do të futet në personazhin e Yana, ndryshe siç është shfaqur deri më tani.

Ora nga ana tjetër është në përgatitje të albumit të saj të tretë, i cili pritet të lansohet më 14 korrik.