Rita Ora performon në paradën e LGBTI në Sidnej

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora për dy javë me radhë ka qëndruar e karantinuar në një hotel luksoz në Sidnej, shkruan lajmi.net.
Pasi e përfundoi periudhën e izolimit, këngëtarja nisi menjëherë angazhimet në punë, për çka edhe ka udhëtuar.
Me anë të një postimi, ajo ka bërë të ditur se do të performojë në Sydney Mardi Gras, ndërsa shprehet shumë e lumtur për këtë mundësi.
Parada e komunitetit LGBTI do të mbahet më 6 mars, ndërsa Rita do të performojë këngët e mini-albumit “Bang”.
“Jam shumë e lumtur të ju noftoj se këtë vit do të performoj në Sydney Mardi Gras në SCG! Jam shumë e nderuar të jem në gjendje të festoj me familjen e LGBTI dhe çdonjërit që bën pjesë në të! Do të këndoj këngët e ep-it tim Bang dhe disa kërkesa të fansave!”, shkruan ajo. /Lajmi.net/