Channel Seven në Australi është në kërkim të yjeve të rinj për të plotësuar vendet e tyre në ‘The Voice Australia’ këtë vit, pasi tre anëtarë të jurisë kanë lënë karriget e tyre të kuqe.
Këngëtari Guy Sebastian mbetet gjyqtari i vetëm që rikthehet në spektakël, ndërsa Jessica Mauboy dhe Jason Derulo janë në turne dhe Rita Ora është pjesë e spektaklit “The Masked Singer America”.
Xhirimet për edicionin e ri të ‘The Voice Australia’ filluan në mars, gjatë së cilit as Jason dhe as Rita nuk janë planifikuar të jenë në karriget e anëtarëve të jurisë, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, Jessica, 34 vjeçe, do të qëndrojë në Australi për të filluar turneun e saj “Yours Forever” në mars kur fillon prodhimi për spektaklin “The Voice” dhe nuk do të përfundojë deri në maj.