Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, publikoi muajin e kaluar këngën e saj më të re “You Only Love Me”.
Kjo këngë e riktheu atë në muzikë pas një mungese mjaft të gjatë, gjersa është kënga prijëse e albumit të saj të tretë në ardhje.
Ora ka bërë të ditur se viti 2023 do të jetë i mbushur me muzikë nga ana e saj për fansat.
Foto: Rita Ora/Instagram
Duket se me këngën e parë të publikuar për këtë vit, Rita e ka nisur mbarë, pasi ajo ka pasur një ngjitje drastike në platformën më të madhe të muzikës në botë – Spotify.
Aktualisht, 32-vjeçarja e lindur në Prishtinë është e dyta në listën e artistëve që kanë pasur më shumë ngjithe gjatë muajit.
Foto: Rita Ora/Instagram
E para është Miley Cyrus e cila me publikimin e hitit të saj më të fundit, “Flowers” ka arritur që të ketë mbi 81 milionë dëgjues mujorë, ku nga vendi i dytë është ngjitur në të parin.
Ndërkohë, Rita aktualisht ka mbi 14 milionë dëgjues mujorë, që e ka ngritur atë nga vendi i 401-të, në vendin e dytë në Spotify.
Foto: Rita Ora/InstaStory
Kanë qenë fansat e Ritës ata të cilët e kanë publikuar në InstaStory këtë sukses, duke shkruar: “Rita Ora ishte artistja e dytë në përgjithësi me fitimin më të madh të dëgjuesve mujore në Spotify dje. Është hera e parë që Rita në karrierën e saj e bën këtë në platformë”.
Ndërkohë, vet interpretuesja e këngës “You Only Love Me” e rishpërndau këtë statistikë, duke shkruar: “Po rritemi djema”.
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.