Rita Ora në Miami për të filmuar fotosesionin e ri

Ajo është një ikonë e modës po ashtu edhe një këngëtare me bagazh të madh, prandaj edhe është zgjedhur si figura kryesore nga Deichmann për koleksionin e ri.

Ylli është fytyra e koleksionit Pranverë / Verë 2020 për shitësin më të madh të këpucëve në Evropë, imazhet e të cilës bukuroshja i ka filmuar në Miami.

Duke folur në një video ekskluzive prapa skenës, Rita qeshi që xhirimi nuk kishte qenë pa rrezik, pasi ajo tha ‘Ne gati se kemi rënë në det’.