Rita ka dy fjalë për australianët.
Rita Ora muajt e fundit ka qëndruar në Australi, ku po e shijon në maksimum udhëtimin në atë vend, shkruan lajmi.net.
Artistja në Australi ka qenë e angazhume në spektaklin “The Vocie”, por nuk i ka ndalur paraqitjet në evente të njohura dhe pjesëmarrjen në intervista.
Australianët e pritën shumë mirë Ritën dhe këtë e dëshmon edhe me një postim në Instagram, ku tregon pllakatat që mori për këngët e saj.
“Australi ke qenë e pabesueshme për mua në gjithë karrierën time! Nuk mund të jem më mirënjohëse se kaq”, shkruan ajo.
Ndryshe, këngëtarja gjatë kësaj periudhe qëndrimi në Australi ka filluar edhe lidhjen e re të dashurisë me regjisorin Taika Waititi.