Rita Ora merr vëmendje me dukje të thjeshtë rrugëve të New Yorkut

Ajo tashmë shquhet për stilin e saj të veçantë.

Dhe Rita Ora dukej absolutisht e mahnitshme, teksa u pa duke dalë në New York të enjten.

Këngëtarja britanike, 32 vjeçe, ka veshur një fustan të bardhë të thjeshtë dhe zbukurime dantelle.

Foto: Getty Images

Ajo e kompletoi ansamblin elegant me një palë çizme të ngjashme deri tek gjuri.

Rita u shfaq me humor të lartë dhe buzëqeshi në fotografitë, ndërsa ndodhej në lagjen e mrekullueshme SoHo të qytetit.

Foto: Getty Images

Dalja vjen pasi Rita ndau me fansat disa pamje të arratisjes së saj të fundit në Indi me bashkëshortin, Taika Waititi.

Krijuesja e hitit “Poison” bleu një sari tradicionale përpara se të shihte pamjen e Agras, përfshirë Taj Mahalin me të dashurin e saj regjisor, 47 vjeç.

Çifti i dashur shfrytëzuan në maksimum pushimin me Ritën që kapte momentet kryesore.

Foto: Getty Images

Duke folur për kamerën ajo tha: “Ejani me ne për disa ditë në Indi”.

Veç kësaj, bukuroshja shqiptare po shënon suksese të mëdha me albumin e saj të ri “You & I”.

Në të përfshihen gjithsej 12 këngë, e në mesin e tyre dhe një bashkëpunim me Fatslim Boy. /Telegrafi/