Rita Ora mahnit me fustan të bardhë, ndërsa i dhuron një puthje Taika Waititit në festën e Vanity Fair

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ishte e pranishme në ndejën e Vanity Fair të “Oscars”.

Ajo ishte e shoqëruar tashmë nga bashkëshorti i saj, regjisori nga Zelanda e Re, Taika Waititi.

Çifti natyrisht se morën vëmendje të madhe me veprimet e tyre, gjersa shkëmbyen edhe një puthje të zjarrtë në buzë.

Rita Ora (Foto: Just Jared)

Artistja me origjinë nga Kosova mahniti me një fustan të bardhë me korse në pjesën e sipërme dhe të lëshuar poshtë.

Krijuesja e hitit “Anywhere” kishte lënë mbrapa shpinës flokët kaçurrele, ndërsa dukjen e kompletoi me vathë dhe me një gjerdan të mahnitshëm në qafë.

Rita Ora dhe Taika (Foto: Just Jared)

Regjisori i famshëm nga ana tjetër zgjodhi një kostum të zi me një stil të ri të flokëve.

Ndeja e Vanity Fair është mbajtur menjëherë pas përfundimit të edicionit të 95-të të ndarjes së çmimeve.

Rita Ora dhe Taika (Foto: Just Jared)

Ngjarje vjetore siç ndodh rëndom u mbajt në Teatrin Dolby në Hollywood nën prezantimin e Jimmy Kimmel.

Ceremonia e këtij viti ishte pa ndonjë incident, marrë parasysh atë që bëri bujë të madhe në vitin e kalaur. 

Rita Ora dhe Taika (Foto: Just Jared)

Rita Ora dhe Taika (Foto: Just Jared)

Rita Ora dhe Taika (Foto: Just Jared)