Rita Ora, 30, Stewart, 31 dhe Benson, 31, u panë në Van Nuys, Kaliforni, teksa po bëheshin gati për të hipur në një aeroplan privat, shkruan Daily Mail.
Ato po shkonin drejt “Javës së Modës” në Nju Jork, pasi Ora dhe Benson zbuluan në videot e historisë në Instagram nga aeroplani, transmeton lajmi.net.
Rita ishte e mbuluar me një bluzë të zezë, duke ekspozuar barkun e saj mbi një pallto të zezë të hollë me pantallona të zeza dhe këpucë të zeza.
Stewart u vu re me një bluzë të bardhë, xhinse të zeza dhe këpucë të kuqe me syze dielli portokalli, ndërsa mbante disa çanta.
Benson dukej plot stil me një crop top të zi me një triko ngjyrë rozë mbi supet e saj, me pantallona tan dhe atlete Converse All-Star.
Pasi hipi në aeroplanin privat, Ora postoi në historinë e saj në Instagram, “Duke ndarë të gjitha gjërat e domosdoshme të udhëtimit!!”.