Rita Ora i bashkohet nismës ‘Një kafe si flutur’

Rita Ora këngëtarja me famë ndërkombëtare është artistja e fundit që i është bashkuar nismës ‘Një kafe si flutur’ që synim ka luftimin e COVID-19 duke mobilizuar institucionet shëndetësore me fondet e krijuara nga ky fondacion.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e fushatës “Një Kafe si Flutur”, në Facebook, në të cilën u shpërnda edhe video-mesazhi i këngëtares.

Në fund të videos Rita flet shqip duke i bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.