Rita Ora gjatë pushimeve në Ibiza, vë në pah linjat trupore në paraqitje me bikini

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, këto ditë është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Ibiza.

Ajo ka zgjedhur bregdetin spanjoll për të kaluar disa ditë jo-produktive, larg aktiviteteve të përditshme.

Duke qenë shumë aktive në rrjetet sociale, Rita nuk hezitoi që t’i mbante të azhurnuar ndjekësit e saj edhe me fotografi nga pushimet.

Foto: Rita Ora/Instagram

Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, 32-vjeçarja publikoi për fansat e saj disa imazhe të reja, në të cilat shfaqej me një paraqitje mjaft atraktive në bikini.

E veshur me një palë bikini dypjesëshe ngjyrë kafe, interpretuesja e hitit “Anywhere” dukej senzacionale teksa nxirrte në pah figurën e saj trupore.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita është shumë e përkushtuar në palestër – gjë e cila i ka sjell asaj rezultate shumë të mira në linjat e trupit.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ky pushim i artistes shqiptare vjen gati një muaj pas publikimit të albumit të saj më të ri “You & I”, i cili është pritur mirë nga publiku.

Foto: Rita Ora/Instagram

 

Foto: Rita Ora/Instagram

 

Foto: Rita Ora/Instagram

 

Foto: Rita Ora/Instagram