Rita Ora fotografohet duke tymosur një cigare jashtë hotelit luksoz ku po qëndronte për Javën e Modës në Milano

Rita Ora është parë duke pirë një cigare jashtë hotelit luksoz ku po qëndronte, teksa mori pjesë në shfaqjen e markës “Prada” gjatë Javës së Modës në Milano, të enjten.

Më herët gjatë ditës, këngëtarja 34-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një fustan ngjyrë blu me jakë, teksa shkoi për të parë nga afër koleksionin pranverë/verë 2026 të brendit të njohur italian, shkruan DailyMail.

Ylli vazhdoi ta mbante të veshur fustanin edhe më vonë, por kësaj here e kishte kombinuar me një xhaketë prej lëkure të zezë.

Rita u përpoq të qëndronte diskrete teksa pinte cigaren e saj, ndërsa pamjen e kompletoi me një palë syze dielli aviator me xhama të errët.

Shfaqja e saj në Milano vjen vetëm pak ditë pasi publikoi klipin e ri muzikor për këngën “All Natural”, të cilin e ka realizuar bashkëshorti i saj, regjisori i njohur Taika Waititi, 50 vjeç.

“All Natural” është kënga e dytë që Rita publikon këtë vit, pas suksesit të “Heat” në qershor. Në klipin e ri, ajo shfaqet me një trup të tonifikuar, e veshur me një kanotierë të bardhë dhe të brendshme të së njëjtës ngjyrë, duke vallëzuar mbi një karrige, përpara se të ngrihej për të zhvilluar një koreografi. Këngëtarja debutoi edhe me flokë bionde platin, duke i dhënë më shumë shkëlqim pamjes së saj, ndërsa e kompletoi me taka të kuqe.

Kënga paraprake “Heat” pati sukses të madh, duke u përfshirë në Apple Music New Music Daily dhe në disa prej listave më të mëdha të Spotify, si dhe pati një nisje të fuqishme në vende si Britania, Gjermania dhe Australia.

Rita ndau një pjesë të klipit të ri në Instagram, ku shkroi: “Lëvizjet e ijeve nga njëra anë në tjetrën… ALL NATURAL, del të mërkurën më 24 shtator. Mund ta ruani paraprakisht në linkun në bio”.

Ndërkohë, në një intervistë së fundmi, këngëtarja ka zbuluar me humor se Sabrina Carpenter, 26 vjeçe, duket sikur “nuk po i kthen më mesazhe”. Rita tregoi se e kishte ftuar atë në një festë të Vitit të Ri, përpara se Carpenter të fitonte famë botërore me hitin “Espresso”.