Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, këto ditë ndodhet në Itali për Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia.
Artistja e famshme e ka prezantuar edhe një herë në formën më të mirë Kosovën si pjesë e këtij Festivali.
Bukuroshja shqiptare mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “DVF” të themeluar nga stilistja Diane von Furstenberg.

Në fjalimin e mbajtur përpara turmës, 32 vjeçarja thekson se ka qenë një ëndërr që të punojë me fëmijët në Kosovë dhe t’i motivojë ata.
“Kam shkuar në vendin tim Prishtinë shumë herë për t’u dhënë fëmijëve tanë platforma shumë të sigurta, posaçërisht për mua ajo personalisht çfarë dëshiroja të bëja për ata është që t’i vendos në një hapësirë kreative”, tha Ora teksa po prezantonte një çmim.






