Rita Ora është duke mbajtur koncert në Tiranë.
Ky koncert është falas dhe mijëra shqiptarë kanë dalur në sheshin ‘Skënderbej’, për të parë performancën e Rita Orës, shkruan lajmi.net.
Ylli me origjinë shqiptare ka ndezur skenën së bashku me trupën e baletit, duke performuar hitet e saj ndër vite.
Këngëtarja kishte veshur një ‘body’ të zi ku vihet re detaji i shqiponjës dykrenare përreth kraharorit dhe shpatullave të saj ndërsa balerinët kishin veshjet e tyre ngjyrë të kuqe, dy ngjyrat që simbolizojnë flamurin shqiptar.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë një video në ‘fcebook’, ku këngëtarja shihet duke kërcyer me valle shqiptare të miksuar me këngët e saj.
Kjo padyshim ka ndezur skenën me brohoritje të shumta./Lajmi.net/




