Rita Ora ekspozon linjat trupore në veshjen sportive derisa arrin në palestër

Ndërkohë, Rita Ora u pa duke vizituar palestrën në Hollywood të mërkurën, pasi ajo po kalon kohën në SHBA, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja, shfaqi barkun e tonifikuar në një set palestre ngjyrë vjollce ndërsa dilte nga palestra ‘DogPound’.

Rita veshi një bluzë me një palë dollakë që përputheshin teksa kombinoi dukjen e saj sportive me një palë çorape të bardha dhe atlete.

Artistja doli pa makijazh për në palestër derisa flokët e saj bjondë nga fytyra e saj i la të kapura prapa kokës.

Prodhuesi i hitit “Anywhere” siguroi që të qëndronte e hidratuar gjatë seancës rraskapitëse duke marrë me vete një shishe ujë.

Kjo dalje vjen pasi Rita ndau selfie në mediat sociale të enjten gjatë pushimit të saj në Los Angeles ndërsa priste publikimin e këngës me Sigala./Lajmi.net/