Rita Ora po ndan edhe momente në rrjete sociale teksa po shihet duke ushtruar në palestër, shkruan lajmi.net.
Gjatë gjithë javës pothuajse, ajo ka publikuar fotografi dhe video nga palestra e cila iu tregonte ndjekësve të saj edhe sesi duhet ushtruar.
Edhe sot, 30 vjeçarja ka publikuar video në storien e saj në Instagram derisa shihet e veshur me veshje sportive me ngjyrë të zezë.
Në njërën video, Rita ka shkruar se sot ka vendosur të ushtrojë krahët edhe pse janë pjesa më e vështirë për të.



