Ai vlerësoi gjithashtu konkurrentët për hedhjen e hapit të radhës në ‘udhëtimin e tyre shërues’ dhe këmbënguli se ngjarja, të cilën ai e quajti një ‘shtëpi respekti’, është pjesë e tij.
Duke buzëqeshur në telefonatën virtuale, ai tha: “Shpresoj të jeni të emocionuar dhe ndoshta pak nervoz. Unë jam të dyja. Por mezi pres t’ju shoh të gjithëve dhe të kem të gjithë komunitetin sërish bashkë. Ka kaluar shumë kohë”.
Siç transmeton Telegrafi, duke iu drejtuar sportistëve ai tha: “Ju jeni të gjithë në pjesë të ndryshme të rrugëtimit tuaj shërues’ përpara se të shtonte: ‘Ne të gjithë jemi – do të jemi gjithmonë’”.
“Uroj fat për javët e mbetura, argëtohuni, ju pres me padurim. Të jesh nervoz është një gjë e mirë. Kemi 21 kombe këtë vit dhe mezi presim të kemi të përfaqësuar çdo kontinent. Përveç Antarktidës – por ende po punohet për këtë”, tha ai duke qeshur.
“Faleminderit për shërbimin tuaj, për angazhimin tuaj, vendosmërinë tuaj për të arritur në këtë pikë. Do të argëtohemi shumë dhe po, e presim me padurim. Jemi gati t’ju presim. Do të jenë lojërat më të mira ndonjëherë, lojërat më të mira deri më tani”.
Harry thuhet se do të jetë në Dusseldorf për të gjithë ndeshjet. Meghan pritet të marrë pjesë në gjysmën e tyre, përfshirë fjalimin e Harryt në ceremoninë e mbylljes, ku do të performojë edhe Rita.