Rita Ora dhe Taika Waititi marrin pjesë në premierën e Being The Ricardos në Sidnei

Këngëtarja, 31 vjeç, dhe regjisori i Zelandës së Re, 46 vjeç, u siguruan që të gjithë sytë do të ishin tek ata, ndërsa u ngjitën në tapetin e kuq në Hayden Orpheum në Cremorne, duke mbajtur syze dielli të errëta, transmeton lajmi.net.

Rita, dukej pa mundim me plot elegancë teksa shfaqte figurën e saj të pabesueshme me një fustan të zi i cili shfaqte një dekolte me prerje të ulët dhe të pasme me rripa.

Ajo e kompletoi look-un e saj me çorape të zeza, një palë stileto të zeza dhe mbante edhe zingjirë argjendi.

Taika, gjithashtu dukej e lezetshme dhe elegante me pantallona të zeza, një këmishë me kopsa dhe një xhaketë kostumi teksa pozonte përkrah të dashurës së tij.

Rita dhe Taika, fluturuan në Sydney më 1 dhjetor dhe kaluan kohë në karantinë pas mbërritjes së tyre në përputhje me rregullat e Covid.