Edwards ishte i njohur si ylli i Youtubes, si dhe kishte ndihmuar shumë artistë të njohur drejtë famës së tyre, transmeton lajmi.net.
Pas lajmit për vdekjen e tij, shumë emra të njohur kanë reaguar.
Në mesin e reagimeve janë edhe këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora e Dua Lipa.
Përmes profileve të tyre në Instagram, të dyja kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen dhe miqtë e Jamal.
“Zemërthyer të dëgjoi këtë lajm. Prehu në paqe Jamal, mendime e mia janë me gjithë miqtë dhe familjen e tij dhe shumë njerëzve jeta e të cilëve ka prekur dhe i ka bërë bashkë. Shkove shumë herët”, ka shkruar Dua në postimin e saj bashkangjitur me një fotografi.
Ndërkohë, Rita ka kujtuar mbështetjen që ai i dha në fillimet e karrierë që nga publikimi i këngës së parë.
“Këna ime e parë u lansua dhe ti ishe aty përkrah meje. Kjo është në lansimin e albumit tim “Phoenix” në 2018. Mbështetja që ti ke treguar për të gjithë artistet është e pabesueshme. Të dua Jam”, ishte dedikimi i Ritës për yllin e YouTubes./Lajmi.net/






