Rita Ora befasohet për Shën Valentin

Në Instagramin e saj personal ka publikuar një fotografi e lumtur pranë një buqete me lule, shkruan lajmi.net.

Ajo nuk ka zbuluar se nga kush e ka marrë atë dhuratë, por me siguri se nga i dashuri i saj Romain Gavras.

Rita është duke qëndruar në Australi e izoluar dhe është larg familjes dhe të dashurit, kështu që ai me siguri se e ka befasuar me një buqete me lule të dashurën e tij.

Megjithatë e gjithë kjo mund të jetë një aludim pasi që artistja e njohur nuk i ka shkruar ndonjë mbishkrim postimit se kush është personi që e ka befasuar me lule.

Ndryshe, Rita së fundi ka publikuar një album me katër këngë i cili u mirëprit nga fansat e saj dhe publiku./Lajmi.net/