Rita nis fushatën për të ngritur fondacione për UNICEF

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, shpesh ka dalur në mbështetje të njerëzve në nevojë, sidomos ndaj fëmijëve.

E së fundi, ajo ka nisur një fushatë për të ngritur fondacione për UNICEF, shkruan lajmi.net.

Rita Ora është shfaqur duke nënshkruar një portret për fansat e saj, teksa ajo do të mbledh fonde bamirëse për UNICEF.

 

“Nënshkruar nga ylli juaj i preferuar, fotografitë janë shkrepur për të mbledhur para për UNICEF, mund ta bleni një foto dhe të ndihmoni fëmijët në mbarë botën”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, muajin e kaluar Rita ka mbajtur koncert në Tiranë, falas.