Rita mbajti premtimin, Veliaj e falënderon publikisht për rindërtimin e shtëpisë së familjes Sala

Tërmeti i 26 nëntorit në shtëpi ua mori jetën shumë banorëve, e shumë shtëpi janë shkatërruar.

Shqiptarët u solidarizuan për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në Shqipëri, e në mesin e tyre ishte edhe Rita Ora.

Këngëtarja mori përsipër rindërtimin e shtëpisë për familjen Sala, të cilët sot morën çelësat e shtëpisë së re nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Përmes disa postimeve në rrjete sociale, Veliaj ka falënderuar publikisht Ritën për premtimin e mbajtur.

“Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!🙌

Në shtëpinë e re të familjes Sala🏡, e rindërtuar nga goca jonë @RitaOra, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes tonë për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.🏚 Faleminderit nga ❤ Rita!”, ka shkruar ai.

 

E në të tjera fotografi bashkë me anëtarët e familjes Sala, Veliaj ka shkruar “Faleminderit nga zemra Rita Ora. Në shtëpinë e re të familjes Sala, e rindërtuar nga goca jonë Rita Ora”.